• E mërkurë / Jul-09 21:47
  • Kontakt

Doganieri shqiptar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Një doganier është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

Mësohet se viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.

Megjithatë policia po punon për zbardhen e plotë të shkaqeve të vdekjes së doganierit.