• E mërkurë / Jul-09 21:59
  • Kontakt

Adem Grabovci reagon për kërcënimin që iu bë prokurores: Akterët të sillen para drejtësisë

Adem Grabovci reagon për kërcënimin që iu bë prokurores: Akterët të sillen para drejtësisë

I akuzuari në rastin “Pronto”, Adem Grabovci ka reaguar pas kërcënimeve që iu bënë prokurores së këtij rasti, Drita Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, Grabovci ka kërkuar nga organet që akterët të gjinden edhe të sillen para drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerjes në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë.