Vërshohet Deçani, gjendja alarmante (Foto)

Gjendje alarmante është paraqitur në mëngjesin e sotëm në Deçan.

Ka mjaftuar që të bije pak shi dhe Deçani të kthehet në pellg.

Lajmi.net posedon disa video dhe fotografi të cilat i kanë postuar qytetarët, ku shihet pjesa kryesore e qytetit e mbushur me uji. Kjo gjendje thuhet të ketë ardhur nga mungesa e kanalizimit atmosferik.

Shtëpitë dhe bizneset në qendër te qytetit janë të rrezikuara nëse nuk merren masa emergjente, thonë qytetarët.