Hoxhaj: Vucic e Dacic po e vazhdojnë politikën e Milosevicit

Hoxhaj: Vucic e Dacic po e vazhdojnë politikën e Milosevicit

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, po e vazhdojnë politikën e Slobodan Milosevicit kundrejt Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj ka theksuar se tashmë po konfirmohet edhe nga Beogradi që po bëhet kampanjë lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve.

“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Dacici, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.