Mustafa refuzon Kurtin, ia dërgon propozimin e vjetër të LDK-së

Mustafa refuzon Kurtin, ia dërgon propozimin e vjetër të LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për bashkëqeverisje.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka refuzuar kërkesën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur për lajmi.net, se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur në takimin e 8 janarit.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka deklaruar Mustafa.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë takim mes Mustafës dhe Kurtit gjatë ditës së sotme.

“Si gjithnjë, për çdo takim të Kryesisë apo Këshillit, ju njoftojmë me kohë. Sot nuk ka takime. Për çdo takim eventual, do njoftoheni me kohë”, ka treguar Mustafa.