Xhelal Memeti kandidat për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike dega në Preshevë gjatë debatit të zhvilluar në emisionin “Zëri Politik” në Rtv Aldi shprehu qëndrimin e tij rreth zhvillimit të proçesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunë të Preshevës. Sipas z.Memeti këto zgjedhje kanë pasur shumë parregullësi në më shumë se 10 vendvotime, si dhe nuk kanë qenë zgjedhje të lira demokratike. Për këto parregullësi sipas z.Memeti ai ka paraqitur ankesa por nuk janë marrur parasysh nga Komisioni Komunal Zgjedhor pasi që ka pasur subjekte shumë më të fuqishme se vet subjekti politik I PD-së.
Subjektet politike në Preshevë janë subjekte pa programe politike, ku sipas z.Memeti, partitë e kryesisht liderët e këtyre partive merren me akuza të ndërsjellta, duke mos I dhënë Preshevës dhe qytetarëve atë për të cilën realisht kanë nevojë, zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, mirëqenien sociale, zhvillimin e shëndetësisë, arsimit, kulturës si dhe një pikë shumë të rëndësishme atë të zbrazjes së komunës së Preshevës ku këtë problem nuk po e trajton asnjë parti politike.
Në qeverisjen e kaluar kemi pasur një Preshevë total të shkatërruar dhe kjo si pasojë e zhvillimeve të fundit politike, ku Presheva ka kaluar nëpër një rrjedhë krizash, duke filluar nga zgjedhjet e para 2 viteve, dështimi I kualicionit qeverisës, pastaj sjellja e organit të përkohshëm , zgjedhjet e parakohshme, të gjitha këto zhvillime nuk kanë lejuar që gjendja në Preshevë të përmirësohet -:kështu u arsyetua z.Memeti për mos zgjidhjen e këtyre problemeve në periudhën 6 mujore ku edhe ai po qeveriste.
Rezultatet në fshatin Miratoc kanë qenë rezultate jo të pritura dhe të pakënaqshme duke u bazuar në të që banorët kishin dy intelektual, mjek që vinin nga ai fshat dhe përkundër këtij fakti votuan një “Muhaxhir” apo “të huaj” I cili ka shtruar rrugë gjatë fushatës këtu duke aluduar në kryetarin e Alternativës Për ndryshim z.Arifin.
“Në Preshevë nuk bëhet politik sepse këtu bëhet luftë për ekzistencë” ndërsa sa I takon votave të 28 janarit për serbët u deklarua në këtë mënyrë “Serbët I kanë votuar ata që do e bëjnë koalicionin”. Ndërsa sa I përket koalicionit të ardhshëm që do krijohet z.Memeti u deklarua: “Kush do që bënë koalicion le ta bëjë për të mirën e qytetarëve, ta nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhet komuna e Preshevës, ndërsa kushdo që do i marrë serbët në koalicion do të bartë përgjithmonë këtë fakt në historinë e tij”.