Presidenti i Greqisë ashpërson tonet me Shqipërinë për çështjen çame

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i bëri sot thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njerëzve dhe të pronës, si dhe të drejtat

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa, ku me tone të larta i është referuar Shqipërisë dhe çështjes çame, duke i bërë thirrje Tiranës zyrtare për të shmangur sfidat.

“Është e pakonceptueshme për udhëheqjen e Shqipërisë, për të ngritur çështjen e Çamërisë. Përveç faktit, se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturve çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë", tha Pavlopulos, transmetojnë mediat greke.