Sot në 552 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Hungari, vendosa një kurorë me lule pranë pllakës përkujtimore në sheshin Skenderbej( Szkanderbeg)në qytetin e Egerit . Përkujtimi i kësaj dite të rëndësishme për kombin tonë është një detyrë e çdo bashkëkombasi , sepse Skënderbeu është heroi, strategu dhe njeriu që simbolizon bashkimin e kombit.
Lufta e tij e pashembullt kundër hordhive osmane në mbrojtje të trojeve tona dhe të civilizimit europian na bën të gjithëve krenarë dhe na kujton, se ne shqiptarët jemi pjesë e pandarë e Europës dhe integrimi në të është vetëm një çështje kohe. Lavdi heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut! - ka shkruar z.Hafuzi në profilin e tij në facebook.