Sadriu: ''Në situatën në të cilën ndodhemi, do të duhej të ishim kundër çfarëdo zgjedhjeve pa zgjidhje politike për shqiptarët e Luginës''

Sadriu: ''Në situatën në të cilën ndodhemi, do të duhej të ishim kundër çfarëdo zgjedhjeve pa zgjidhje politike për shqiptarët e Luginës''

Përpjekjet politike të shqiptarëve në Luginë, që pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, ishin dhe janë të shumta në kërkim të realizimit të të drejtave të shqiptarëve, mjerisht qeveritë e Serbisë vazhdojnë politikat e saja të trashëguara strategjike kundër shqiptarëve.
Edhe përkundër marrëveshjeve me Beogradin zyrtar për realizimin e kërkesave legjitime të popullsisë shqiptare (2001,2009,2013-plani shtat pikësh), të gjitha këto kanë dështuar si pasojë e mungesës së vullnetit politik të Qeverive "Demokratike " serbe.

Mos implementimi i Planit shtatë pikësh i cili parashihte:
I. INTEGRIMIN e PLOTË
II. REALIZIMIN e SIGURISË SË PLOTË
(Me Planin dhe Programin e zgjidhjes së krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (Qeveria e SRJ dhe Qeveria e RS) nga viti 2001, Aneksi 5b al.2 p. 2 parasheh që rivendosja e paqes në rajon nënkupton edhe “tërheqjen e gjithë forcave speciale policore dhe ushtarake dhe formimi i policisë multietnike “.)
III. ZHVILLIMIN EKONOMIK
IV. PËRDORIMIN ZYRTAR të GJUHËS, SHKRIMIT DHE SIMBOLEVE
V. DECENTRALIZIMIN NË GJYQËSI
VI. ARSIMIN, KULTURËN DHE MEDIAT
VII. MBROJTJEN SOCIALE DHE SHËNDETËSORE

Marrë parasysh:
- Diskrimiminimin shtetëror, të cilin Serbia e ushtron ndaj popullsisë shqiptare dhe që po e zbaton që pas përfundimit të konfliktit të armatosur 2001-2002 në të gjitha sferat e veprimtarive jetësore;
- Pamundësinë e përdorimit të lirë dhe zyrtar të simboleve kombëtare-Flamurit Kombëtar, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, përfaqësimit joproporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, problematikës së arsimit, diskriminimit kulturor e informativ dhe përballja me moszhvillim ekonomik e social ekstrem;
- Dështimin e integrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e sistemit shtetëror për shkak të mungesës së vullnetit politik të Qeverive Serbe që nga viti 2001;
-Kur jemi në pritje të vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje që sjell paqen, stabilitetin dhe drejtësinë në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe
-Kur para vehtes kemi si adutë Referendumin e 1 dhe 2 marsit, luftën e UÇPMB-së, përpjekjet për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve dhe pagatishmërinë e Beogradit për ti zgjidhur, atëherë,
Njëzëri që të gjitha subjektet politike shqiptare do të duhej ti bojkotonim zgjedhjet parlamentare dhe kërkonim përfundimisht zgjidhjen politike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e që zgjidhje e vetme do të ishte Bashkimi me Kosovë.

Krejt në fund, ????
Skenës politike shqiptare nga viti 2016 ju kanë shtuar edhe subjekte dhe grupime politike jo si vlera të shtuara, por përkundrazi si nekrofil të historisë, ku duke anatemuar orgazimin politik të deritanishëm të shqiptarëve, e amnestojnë politikën serbe.

#Jo zgjedhjeve parlamentare serbe
#Po bashkimit me Kosovë