Në dy vjetorin e vdekjes së atdhetarit Jonuz Musliut, në fshatin Konçul, u vendos gurthemi i memorialit në varreza e fshatit të lindjes së tij.
Në ketë eveniment morrën pjesë përfaqësues institucional e politik nga Lugina e Preshevës, veteranë të ish UÇPMB-së dhe shumë bashkëveprimtarë, ku në fillim vendosën kurora lulesh pranë varrit të Jonuz Musliut.
Pas vendosjes së kurorave mbi varrin e veprimtarit të shquar i cili nuk kurseu asgjë për të drejtat e shqiptarëve, jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjerë, solemnisht filloi edhe vënia e gurthemelit të pllakës përkujtimore në vendin e lindjës në fshatin Konçul atu ku i ndjeri Jonuz Musliu kishte filluar hapat e para të idealit të tij politik.
Gjatë ditës gjithashtu u mbajt edhe turniri i shahut memorial "Jonuz Musliu" ku shahistë të shumtë morrën pjesë si nga Lugina e Preshevës gjithashtu edhe nga rajoni.