Gent Cakaj pritet të vizitojë Luginën e Preshevës deri në fund të muajit janar

Gent Cakaj pritet të vizitojë Luginën e Preshevës deri në fund të muajit janar

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë z.Cakaj, pas arritje të unifikimit të sprektrit politik shqiptarë të Luginës për pjesmarje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të mbahen në muajin prill në Serbi, gjatë javëve në vijim pritet të vijë për vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës.

Sipas burimve të Rtv Aldi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, tashm ka filluar procedurat për hapjen e konzullates së Republikës të Shqipërisë në vendin tonë .Ministri Cakaj gjatë vizitës pritet të takoj krerët e partive përkrahese të listës së përbashkët shqiptare njëherit kandidatët potencial për deputetet të PVD-së Shaip Kamberin si dhe atë të APN-së Armend Aliun si dhe të vizitojë Këshillin Kombëtar Shqiptar.