Lëvizja Vetëvendosje tashmë zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër.
Në dokumentin që ka siguruar lajmi.net, Lëvizja Vetëvendosje tashmë këtë vendim ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Ky vendim i Vetëvendosjes vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.
Propozimi është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi.