OVL-UÇPMB vendos kurora lulesh pranë vendit ku ka qenë i vendosur lapidarit shtatë vite më parë

(VIDEO)

Sot mbushen shtatë vite nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policore serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para ndërtesës së administratës së Preshevës.

Sot OVL-UÇPMB kujtoi atë ditë ku morën pjesë ish luftëtarë të UÇPMB-së familjarë të dëshmorëve si dhe politikan vendor të cilët vendosën kurora lulesh pranë vendit ku ka qenë i vendosur lapidari.

Pas vendosjes së kurorave të lulave të pranishmit morën fjalën si dhe pati edhe një poezi kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së.