Pjesë nga fjalimi i z.Kamberi në dyvjetorin e vdekjes së Jonuz Musliut

Pjesë nga fjalimi i z.Kamberi në dyvjetorin e vdekjes së Jonuz Musliut

Përvjetoret janë të dhimbshëm, aq sa janë të dhimbshme kujtimet për njerëzit më të dashur që s’i kemi dot pranë.
Por përvjetori për një sypatrembur si Jonuz Musliu është edhe më i veçantë, ngase ai nuk i mungon vetëm familjes dhe shoqërisë, por edhe më tutje po i mungon popullit shqiptar të kësaj treve të cilin e deshi më shumë se gjithçka tjetër.

Me Jonuzin e ndjerë isha bashkëudhëtar për shumë vjet në angazhimet tona politike, me të cilin ndamë përvojat nga më të ndryshme. E kisha partner të sinqertë e të vendosur deri në momentet e fundit të jetës së tij.

E njoftova shumë kohë më parë, në rrethana krejtësisht tjera, në kohëra kur popullit tonë po i kanosej ekzistenca. Nga ajo kohë ai u bë lider i luftës që e dëshironte paqen.

Veprimet e tij gjith-herë kanë qenë në përputhje me të drejtat shqiptare, me objektivat tona të përbashkëta, dhe në interes kombëtar. Ishte gjithomë i gatshëm për çdo betejë të rradhës, edhepse ishin tejet të rënda.

Transforimi ngë një njeri i luftës në njeri të paqes në politikë, i dha jehonë ndryshe Luginës së Preshevës. Ai u bë një protagonist i ndryshimeve, që i bëri ballë shumë sfidave, po jo edhe asaj të fundit, sëmundjes.

Njerezit vdesin, por me vdekjen e tyre nuk vdesin veprat, kontributet dhe meritat. Sidomos nuk vdesin kurr nese per qellim kishin popullin dhe gjeneratat e ardhshme. Prandaj ne mund te shenojme sot pervjetorin e vdekjes se shpirtit qe ishte ne brendesine e Jonuzit, por asnjehere nuk do te vdesin veprat qe ai la pas vetit.