z.Abelard Tahiri viziton komunën e Bujanocit

z.Abelard Tahiri viziton komunën e Bujanocit

z.Tahiri në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Gjatë vizitës së sotshme në Bujanoc, së bashku me Zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Sadullah Duraku, patëm një takim tejet miqësor me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi. Përveç shtrimit të temave me interes të përbashkët, shfrytëzova rastin të përgëzoj z. Kamberi për unitetin që është ndërtuar në mesin e përfaqësuesve të Luginës për të garuar brenda një liste të vetme zgjedhore në zgjedhjet e ardhme parlamentare. Me këtë rast, vlerësuam se ky unitet duhet të zhvillohet e të marrë formë edhe më gjithëpërfshirëse, jo vetëm në çështjet elektorale, por për të gjitha segmentet vitale që përcaktojnë të ardhmen e Luginës.