Shaip Kamberi: Rugova mbetet ikonë e jashtëzakonshme për shqiptarët

Shaip Kamberi: Rugova mbetet ikonë e jashtëzakonshme për shqiptarët

Shkruan: Shaip Kamberi

Edhe 14 vite pas vdekjes, Presidenti Rugova vazhdon të mbetet ikonë e organizimit paqësor politik i cili me urtësinë, mençurinë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm arriti të ndërkombëtarizoj çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe modeloi rrugën e pavarsisë për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Presidenti Rugova, përkundër orientimit që me rezistencë pasive t’i kundërvihej terrorit të forcave serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, ai gjithnjë pati kohë t’i kontribuoj edhe organizimit politik dhe koordinimit të veprimeve me shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi.

Jo rastësisht, Dr Ibrahim Rugova, u shndrrua në politikan mbarëshqiptarë, tek i cili ishin sytë e të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet të cilët kalonin periudha të vështira përballë sistemit të mbrapsht të atëherëshëm politik në Jugosllavi.

Edhe sot, 14 vite pas ndarjes së tij nga jeta, Presidenti Rugova vazhdon të mbetet udhërrëfyes i padiskutueshëm i rrugëtimit politik, motivim për gjeneratën e re politike dhe shembull i rrallë i një politikani të urtë e diplomati të përmasave ndërkombëtare.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik.