Thaçi takohet me këshilltarin e Trumpit: Roli i SHBA’së i domosdoshëm për arritjen finale të paqes me Serbinë

Thaçi takohet me këshilltarin e Trumpit: Roli i SHBA’së i domosdoshëm për arritjen finale të paqes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku edhe ai po merr pjesë.

Thaçi ka publikuar disa fotografi në Twitter nga takimi me O’Brien, ku tha se roli i SHBA-së është domosdoshmëri për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedime të këndshme me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien për të konfirmuar rolin e domosdoshëm e SHBA-së në arritjen finale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe konfirmoi për marrëdhëniete speciale në mes dy kombeve tona”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë që  O’Brien dhe Richard Grenell ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Ambasadën Amerikane në Gjermani.