Në vazhdën e vizitave që po i bënë Luginës së Preshevës, Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, sot gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Ambasadori Godfrey dhe kryetari Kamberi kanë biseduar për problemet thelbësore që preukupojnë qyetëtratë shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Pas takimit, në një paraqitje për media, kryetari Kamberi ka falenderaur për vizitën e parë ambasadorin amerikan, në të cilën ka shpreh interesimin e tij lidhur me ketë rajon.
Ndërkaq nga ana tjetër, mabasadori amerikan Anthony Godfrey, theksoi se: Sfidat me të cilat ballafaqohen ky rajon janë tejet të mëdha, por më pëlqen qasja e kryetarit të komunës ku dialogu me Beogradin duhet të jetë aktriv, gjithashtu aty futet edhe pjesëmarrja në zgjedhje. Gjithashtu kemi parasysh edhe sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohen ky rajon, nga ku presim një qasje tjetër” – deklaroi ambasadori Godfrey.
Kujtojmë se Amabadori amerikan Anthony Godfrey, po qëndron për një vizitë tre ditore në Luginën e Preshevës