Marrëveshje e re: Linjë hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e siguron SHBA’ja

Marrëveshje e re: Linjë hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e siguron SHBA’ja

Një marrëveshje e re do të nisë mes Kosovës dhe Serbisë, rregullim dhe linjë e re hekurudhore mes dy shteteve do të fillon së shpejti.

Richardh Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Prishtinë-Beograd, ka arritur tani edhe një nisje të një marrëveshje tjetër mes dy shteteve, ajo e linjës hekurudhore mes dy shteteve.

Vet presidenti serb, Aleksandar Vucic ka njoftuar në lidhje me këtë dhe ka thënë se nga e hëna do të fillon takimi mes ekspertëve për të filluar me këtë projekt.

“Biseduam edhe për tema tjera për rreth marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe z.Grenell që nga e hëna do të organizon takim mes ekspertëve të hekurudhave dhe rrugëve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë, këto janë çështje kyçe që nuk i bëjnë dëm askujt dhe është normale që këtu do të ketë çështje që nuk do të janë të lehta, sa i përket linjës ajrore ne kemi 2-3 hapa që duhet t’i lëvizim njëkohësisht dhe të vendoset me drejtoritë për aviacion civil dhe KFOR’in, të njejtat zhvillime që janë bërë për vendosjen e linjës ajrore do të bëhen edhe për vendosjen e linjës hekurudhore, ne do të shohim si të lehtësojmë jetën e njerëzve në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vucic.

Po ashtu, Grenell i ka kumtuar Vucicit se do të ketë edhe marrëveshje të tjera mes dy shteteve në zhvillimin ekonomik.