Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që nga posti i kryetarit të Kuvendit të jap dorëheqje Galuk Konjufca, krejt kjo nëse ata dëshirojnë koalicion për formimin e qeverisë së re.
Në medie u raportua se Glauk Konjufca është afër dorëheqjes për t’i liruar rrugë marrëveshjes së koalicionit mes dy partive për formimin e qeverisë.
Por, krejt ndryshe po thonë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata janë deklaruar se kjo nuk do të ndodhë, Konjufca do të jetë në postin që është zgjedhur me 75 vota nga deputetët e Kosovës.
“Kjo gjë nuk është e vërtetë, nuk ka dorëheqje”, kanë thënë shkurt zyrtarët nga zyra për media e Vetëvendosjes.
Kujtojmë se oferta e fundit nga LDK për Vetëvendosjen ka qenë që pozita e Kryeparlamentarit të ju takon atyre deri më 2021, pastaj të marrin postin e Presidentit dhe atë të ja kthejnë Vetëvendosjes, së bashku me këtë ofertë është kërkuar që të kenë ehe 5 ministri, por kjo ofertë është refuzuar.