BE: Zgjedhjet e 6 tetorit ishin transparente, por procesi i numërimit vuri në pah disa probleme

BE: Zgjedhjet e 6 tetorit ishin transparente, por procesi i numërimit vuri në pah disa probleme

Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të 6 tetorit nga Bashkimi  Evropian, ka vlerësuar se këto zgjedhje kanë qenë të administruara mirë  dhe transparente.

BE ka vlerësuar se dita e zgjedhjeve ka shkuar në rregull por se  procesi i numërimit vuri në pah disa probleme të cilat duhet të  adresohen në reformën zgjedhore në Kosovë.

Në raportin final të cilin vëzhguesit evropian e publikuan sot mes  tjerash u tha se ka pasur keqpërdorim të resurseve publike dhe mungesë  të transparencës në financimin e fushatës nga partitë politike.

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherit  deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubade, theksoi  presionin në zonat e banuara nga komuniteti serb për të votuar një parti  të caktuar.

Krahas saj ajo theksoi se kredibiliteti i numërimit të votave dhe  vonesat në certifikim janë bërë nga mos marrja e vendimeve me kohë të  KQZ-së dhe kundërthëniet e vendimeve mes Gjykatës Supreme dhe PZAP.

Viola von Cramon-Taubade i paraqiti edhe 23 rekomandime për reformën  zgjedhore në Kosovë, që sipas saj do të përmirësonin zgjedhjet në vend.