Komuna e Preshevës për shuarjen e zjarrit te deponia ka paguar mbi 28.000 Euro (Dokument)

Komuna e Preshevës për shuarjen e zjarrit te deponia ka paguar mbi 28.000 Euro (Dokument)

Në muajin shtator të vitit 2019 deponinë e mbeturinave në Preshevë e kishte kapluar zjarri me ç’rast tym i dendur kishte mbuluar qytetin e Preshevës për dy ditë me radhë. Edhe pse komuna e Preshevës ka vendosur kamera në deponinë e qytetit as edhe sot nuk dihet se çka e shkaktoi këtë zjarr. Është dashur të kalojnë 4 muaj dhe pas pyetjes së këshilltarit të PVD-së opinioni të kuptoj se për shuarjen e këtij zjarri Komuna e Preshevës ka paguar shumën prej 28 mijë euro! Këtë lajm e bënë të ditur përmes një komunikate Partia për Veprim Demokratik përmes një deklarate të cilën po e publikojm në tërësi

Në pyetjen e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Preshevës nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, Rinor Krasniqi drejtuar organeve kompetente komunale lidhur me shuarjen e zjarreve të cilat ishin shfaqur tek deponia e mbeturinave, ky i fundit kishte kërkuar informacion për formën e përzgjedhjes së kompanisë fituese për sanimin e kësaj gjendje si dhe sa i kishte kushtuar buxhetit komunal kjo.

Për këtë, këshilltari i PVD ishte informuar me shkrim nga kryeshefi i administratës (shih foton), në të cilën potencohet se kompania e përzgjedhur për shuarjen e zjarreve tek deponia është kompani e afërt me kryetarin e APN dhe të komunës. Shuma e cila ishte dhënë për këtë është 3.299.740 dinarë (mbi 28.000 Euro).

Shuarja e zjarreve tek deponia, në shtator të vitit të kaluar, kishte zgjatur me ditë të tëra, dhe të gjithë qytetarëve i kujtohet situata e papërballueshme e tymit që kishte zbritur në qytet.

Edhe pse gjatë tërë kohës kryetari i komunës proklamon transparencën, shuma të mëdha të taksapaguesve të komunës së Preshevës po mjegullohen sikur edhe në rastet tjera, e edhe në këtë rast. Pra, opinioni preshevar për këto harxhime po njoftohet tek tash pas kërkesës së këshilltarit të PVD-së.

25.01.2020
Shërbimi për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik