Deputeti i LDK’së tregon se a është afër koalicioni me VV’në

Deputeti i LDK’së tregon se a është afër koalicioni me VV’në

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Avdyli, ka komentuar në lidhje me arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës midis partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka zgjedhur që të tregojë se ky koalicion është afër duke thumbuar politikanët e koalicionit qeverisës të deritanishëm, PAN.

Avdyli ka paralajmëruar se arritja e marrëveshjes është afër, duke thënë se kur këta politikanë shkruajnë keq ndaj mundësisë së koalicionit, puna është mirë.

“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Kujtojmë se takimi i natës së mbrëmshme që u mbajt në Prapashticë, vazhdon edhe sot në zyrën e Besnik Bislimit në AUK, takime këto të këtyre dy partive që po mbahen tërësisht fshehtë dhe larg syve të medieve dhe publikut.