Në Bujanoc është mbajtur Puntoria Nacionale ''Bashkësia në vend të parë''

Në Bujanoc është mbajtur Puntoria Nacionale ''Bashkësia në vend të parë''

Forcimi dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile Brenda bashkësive – komuniteteve në rolin e parandaluesit të elementëve radikale që është pjesë e projektit që realiziohet nga Qendra Kulturore “DamaD” nga Novi Pazari ne partneritet me organizatën Vizioni për zhvillim dhe kooperim Preshevë, i njejti projekt realizohet njëkohësisht në Kosovë , Shqipëri , Malë të zi, Bosnje dhe Sërbi.

Në puntorinë 2 ditore u diskutua rrethë qëndrueshmërisë dhe rezistencës së komuniteteve lokale, për rolin dhe përgjegjësinë e shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë në parandalim , platformën për veprim të përbashkët në parandalimin e shfaqjes së elementëve të Ekstremizmit dhe Radikalizmit.

Në këtë puntori nacionale ishin të ftuar perfaqësues nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit, përfaqësues nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, përfaqësues nga shoqëria civile, mediat lokale dhe shkollat e mesme të Preshevës dhe Bujanocit.

Ky projekt është financuar nga Unioni Europian