DOKUMENT - Kryetari i degës së APN-së, ka zbrazur buxhetin 5.428.000,00 dinarë vetëm për 1 muaj!

DOKUMENT - Kryetari i degës së APN-së, ka zbrazur buxhetin 5.428.000,00 dinarë vetëm për 1 muaj!

Kryetari i sapozgjedhur i degës së APN-së në Preshevë Veli Mustafa, gjatë muajit dhjetor të vitit 2017, kohë e fushatës parazgjedhore në Komunën e Preshevës, në cilësinë e Sekretarit të Fondit Humanitar të Komunës së Preshevës ka harxhuar mjete në vlerë prej 5.428.000,00 dinarë diku mbi 46 mijë Euro.

Kjo shumë e mjeteve në muajin dhjetor të vitit 2017, drejtpërdrejtë është dhënë personave fizik por edhe shoqatave të ndryshme në mënyrë që të përkthehen në vota për subjektin e sekretarit të Fondit humanitar - Alternativën për ndryshim. 

Në përgjigjen e siguruar nga administrata Komunale e Komunës së Preshevës, shihet qartë që në muajin dhjetor të vitit 2017 janë paguar mjete në vlerë prej 5.428.000,00 dinarë pa i llogaritur edhe shumën e meditjeve të Këshillit drejtues dhe të ardhurave personale të sekretarit në vlerë prej 392.534,00 dinarëve

 Ajo që është pozitive nga zgjedhja e kryetarit të degës së APN-së në Preshevë Veli Mustafa, qëndron në faktin se sot ai ka paralajmëruar dorëheqje nga sekretari i Fondit Humanitar, prandaj urojmë që me zgjedhjen e Sekretarit të ri, ky institucion në të ardhmen të mos keqmenaxhohet dhe keqpërdoret në këtë mënyrë sikurse deri më tani.