Facebok feston 14-vjetorin, themeluesi i tij përcjell një mesazh: Kam bërë shumë gabime dhe marrëveshje të këqia

Në 14 vjetorin e themelimit të “Facebook”, krijuesi i këtij rrjeti social Marc Zuckerberg, me anë të një statusi ka përcjellë një mesazh

Në 14 vjetorin e themelimit të “Facebook”, krijuesi i këtij rrjeti social Marc Zuckerberg, me anë të një statusi ka përcjellë një mesazh për të gjithë përdoruesit. Mesazhi ka nota reflektimi, të cilat Marc i ka ndarë me të gjithë. Ai shkruan se gjatë viteve ka bërë qindra gabime, dhe marrëveshje të këqia, por falenderon të gjithë që janë pjesë e kësaj platforme.

Statusi i plotë:

“Sot është 14-vjetori i “Facebook”

Është koha të reflektojmë se sa larg kemi shkuar që prej asaj dhomës së vogël në Harvard, dhe sa larg kemi ende për të shkuar, për ta bërë botën sa më afër. Është koha të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë më mirë.

Shpesh njerëzit më pyesin se çfarë kam mësuar gjatë këtij udhëtimi. Isha 19 vjeç kur fillova me “Facebook”, dhe nuk dija asgjë për krijimin e një kompanie globale me shërbim interneti. Gjatë viteve ka bërë çdo gabim që mund të imagjinoni. Kam bërë me qindra gabime teknike, dhe marrëveshje të këqia. Kam besuar njerëzit e gabuar, dhe kam vendosur njerëz të talentuar në role të papërshtatshme. Kam humbur trende të rëndësishme, dhe kam qenë i avashtë me të tjerët. Kam lancuar produkt pas produkti të cilat kanë dështuar.

Arsyeja pse komuniteti ynë ekziston akoma nuk është për shkak se kemi shmangur gabimet. Por sepse kemi besuar se po bëjmë mjaftueshëm për të zgjidhur sfidat e mëdha. Ne e dimë shumë mirë që do dështojmë përsëri, por kjo është e vetmja mënyrë për të bërë progres.

Jemi ende herët në këtë udhëtim, dhe po punojmë për tu përmirësuar. Ky fokus ka qenë gjithnjë forca jonë, dhe kjo është esenca e këtij viti.

Afrimi me njerëzit e dashur dhe familjen ka rëndësi, dhe për 14 vite jam krenar që kemi qenë pjesë e diçkaje kaq me kuptim. Është nder të jem në këtë udhëtim me ju.