Gjuriq, udhëheqës i delegacionit serb për marrëveshjen hekurudhore me Kosovën

Në kryeqytetin gjerman, Berlin, sot do të diskutohen detajet për marrëveshjen e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi.

Në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin të Gjermanisë, ambasadori amerikan, Richard Grenell, do të zhvillojë bisedime me palën kosovare dhe serbe për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Grenell, i cili është edhe i dërguari Special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë vizitës së tij në Prishtinë e Beograd, kishte paralajmëruar për marrëveshjen për rikthimin e linjës hekurudhore pas 21-vjetësh.