Gani Geci paralajmëron Albin Kurtin: Nëse nuk e formoni qeverinë para 4 shkurtit, pushtetin ua merr Thaçi

Gani Geci paralajmëron Albin Kurtin: Nëse nuk e formoni qeverinë para 4 shkurtit, pushtetin ua merr Thaçi

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci, mendon se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arrijnë që të bëjnë koalicionin para 4 shkurtit, “pushtetin do t’ua merr Hashim Thaçi”.

Madje, siç ka shkruar Geci, një paralajmërim të tillë ai ia kishte bërë në vitin 2006 edhe Fatmir Sejdiut të LDK-së.

Postimi i plotë:

Thirrje për Albin Kurtit, oooo Albin Kurti ulu bre burrë e bane marrëveshjen me LDK-në se në këtë mënyrë qysh ju që po doni pushtet pas 4 Shkurtit afatit kushtetues nëse ti nuk e formon qeverinë, pushtetin ka me ua marrë Hashimi.

Në vitin 2006 , atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut.

ooooo Fatmir Sejdiu (o President) ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me jav marrë Hashimi!

E njejta vlen për Albin Kurtin.(sic)