Lajmërohet Gëzim Kelmendi: Pas Kurtit, ne do të vijmë në pushtet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se pas Vetëvendosjes në pushtet do të vie partia e tij ‘Fjala’

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se shqiptarët e kanë një rend, duke iu drejtuar kështu kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfar rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.