Kapet shpërndarësi i heroinës në Vlorë, i gjenden 30 doza dhe një sasi parash

Policia ka arrestuar në flagrancë një shpërndarës droge në Vlorë.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shpërndarës droge në Vlorë. Fatmir Jonuzaj, 35 vjeç, banues në Vlorë u kap në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, bëri të ditur policia përmes një njoftimi për mediat.

*Në foto: Lenda narkotike dhe paratë që i sekuestroi policia 35 vjeçarit