“Mos lejoni që liritë tuaja fetare të keqpërdorën në atë mënyrë siç është keqpërdorur ditët e fundit në Malin e Zi, për ta përdhosur shtetin tonë”, ka thënë ai.
Presidenti i Malit të Zi, duke folur për nacionalizimin, përmendi edhe idetë si ‘Shqipëria e Madhe’ dhe ‘Serbia e Madhe’.
“Kam thënë se nacionalizmi për një Serbi të Madhe do të duhej të pushonte si ide që prej vitit 2006 mirëpo ka përpjekje dhe ëndrra për një rikompozim të Ballkanit, për ta bërë një Serbi të Madhe, ose një Shqipëri të Madhe apo një Kroaci dhe pjesa tjetër të zhduket. Kështu që, çdo përpjekje për Serbi të Madhe ose Shqipëri të Madhe nënkupton një tragjedi të madhe. Askush s’mund ta trajtojë Malin e Zi ndryshe, përveç si shtet i pavarur’, ka thënë ai.