Në shkollën fillore “9 Maji“ në Çukarkë ka filluar implementimi i projektit ''Kifle për çdo nxënës''

Në shkollën fillore “9 Maji“ në Çukarkë ka filluar implementimi i projektit ''Kifle për çdo nxënës''

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim  ka filluar implementimin e projektit " Kifle për çdo nxënës “ në shkollën fillore “ 9 Maji “ Çukarkë.

Implementimi  i projektit " Kifle për çdo nxënës “, ka filluar të realizohet nga muaji janar 2020 edhe në shkollën fillore “9 Maji“ në fshatin Çukarkë.

Përmes ketij projekti po ju sigurohet shuajte pa pagesë të gjithë nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Përfaqësuesit e shoqatës  Vizioni për zhvillim dhe kooperim kryetari z.Shefki Jonuzi dhe koordinatori z.Lulzim Miftari sot vizituan nga afër realizimin e këtij projekti ,biseduan me kolektivin e shkollës, të cilët  deklaruan se e kanë mirëpritur  projektin “Kifle për çdo nxënës “, duke falënderuar shoqatën dhe  donatorin që e ka bërë të mundur këtë projekt.

Kordinatori i projektit z.Lulzim Miftari deklaroi për Rtv Aldin se ky projekt u mundësua nga donatori që jeton në diasporë (Gjermani) njëkohësisht e falënderoi për finansimin e këtij projekti. Në adresën  e shoqatës tonë janë adresuar edhe shumë kërkesa nga shkollat fillore të Luginës së Preshevës gjithashtu ne jemi duke angazhuar në këtë drejtim , që të ia mundësojm edhe shkollave tjera këtë projekt.