Vazhdon përkrahja e Qeverisë së Kosovës për komunën e Bujanocit, edhe 50.000 euro i ndahen sot

Vazhdon përkrahja e Qeverisë së Kosovës për komunën e Bujanocit, edhe 50.000 euro i ndahen sot

Komuna e Bujanocit e udhëhequr nga z.Shaip Kamberi po gëzon përkrahje të veçantë nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi që sot Bujanocit i janë ndarë edhe 50 mi euro të tjera, raporton rtvpresheva.com

Raportet e shkëlqyera që ka ndërtuar Kryetari Kamberi me qeverinë e Shqipërisë dhe me ate të Kosovës po rezultojnë në përkrahje konkrete dhe po sjellin të mira kësaj komune. Pasi fitoi projektin për renovimin e Shkollës Fillore në fshatin Samolicë në vlerë prej 40.000 euro, pasoi projekti tjetër i fituar nga komuna e Bujanocit për renovimin e shkollës tjetër në qytetin e Bujanocit në vlerë prej 30.000 euro, gjithashtu nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kurse sot, përmes një postimi, Kryetari Shaip Kamberi ka fituar projektin e radhës nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 50.000 euro i dedikuar për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve të Komunës së Bujanocit.

Në postimin e z.Kamberi thuhet:

Faleminderit Kosovë 

Me propozim të Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve të Komunës tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivitet.



Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.

Fatkeqësisht, komuna e Preshevës deri më tani ka stagnuar në këtë aspekt dhe deri më sot nuk ka arritur të depërtoj në përfitimin e projekteve nga Qeveria e Kosovës.