Haradinaj: Temat kundër interesit të Kosovës duhet kundërshtuar

Haradinaj: Temat kundër interesit të Kosovës duhet kundërshtuar

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot bëri të ditur se do të shkojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Lutjet e Mëngjesit, por edhe me një agjendë të ngjeshur, për të cilën nuk ka detaje.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media sot, pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës.

“Në Amerikë e dinë qëndrimin dhe bindjet e mia, shkoj për t’i avancuar ato, por jo për mua si kryeministër në shkuarje, por edhe për kryeministrin e ardhshëm dhe për vendin. Nuk është mirë kur kemi mendime të ndryshme për tema, është mirë që Kosova është aty ku ruhet interesi edhe i territorit dhe i kufijve edhe më shumë. Temat kundër interesit tonë duhet kundërshtuar, por nëse ndodhemi në situatë të ngjashme, ajo është detyra ime, do ta bëj prapë”, tha Haradinaj.