Dialogu, vizat e njohjet – krejt çka u tha në takimin e Borrellit me partitë politike

Dialogu, vizat e njohjet – krejt çka u tha në takimin e Borrellit me partitë politike

Ka përfunduar takimi mes partive politike dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell.

Pas takimit, për media ka folur Besnik Tahiri i AAK-së, që ishte përfaqësues i subjektit të tij në këtë takim, shkruan lajmi.net.

Ai tha se në takim partitë politike u zotuan se do të përmbushin obligimet e tyre sa i përket marrëveshjes së MSA-së, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në këtë takim siç tregoi Tahiri u diskutua edhe për vizat dhe dialogun.

“Ne treguam zotimin tonë që të përmbushim të gjitha obligimet nga marrëveshja e MSA-së. Po ashtu edhe vendosja e liberalizimit të vizave në Këshillin e Evropës, e që është një padrejtësi për Kosovën. Për temën e dialogut, ne e përshëndetëm angazhimin e Merkelit, Macronit dhe përfaqësuesit të  SHBA-ve, Richard Grenell”, tha ai.

Tahiri po ashtu potencoi se në dialog, partitë shprehën qëndrimin se është e nevojshme që të shkohet të dakorduar dhe me unitet.

“Në të njëjtën kohë, thamë se sa i përket dialogut është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të saktë në këtë temë, pra njohja reciproke, ngase kemi humbur shumë kohë, pra 20 vite. Në të njëjtën kohë, kërkuam që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha ai.

Në këtë takim, ashtu siç njoftoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kjo parti nuk mori pjesë, ndërkaq që për shkak të agjendës tjetër të Ramush Haradinajt, AAK në këtë takim u përfaqësua nga Besnik Tahiri.