Partia Komuniste e Çekisë dhe Moravisë e ka përgatitur një propozim dhe do ta dorëzoj në Parlament çek që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, si arsyetim i kanë se tani më disa shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e kanë bërë këtë si dhe mungesa e dekretimit të një ambasadori në Prishtinë nga presidenti.
Propozimin e tyre e mbështeti të mërkurën edhe Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, njoftoi kreu i komunistëve të pa reformuar Vojtech Filip.
“E kam njoftuar presidentin që grupi KSCM e ka përgatitur këtë propozim për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet dhe presidenti ishte i kënaqur me nismën tonë. Mendoj se kjo është në rregull pasi një hap të tillë e kanë bërë disa shtete anëtare të OKB’së dhe zhvillimi i situatës në Ballkan nuk po duket se po shkon drejt përmirësimit të marrëdhënieve” i ka thënë shërbimit publik televiziv çek krye komunisti Vojtech Filip pas takimit të djeshëm me presidentin Milos Zeman.
Komunistët çek tani po kërkojnë mbështetjen e grupeve tjera paralmentare çeke pas refuzimit nga Këshilli i Lartë i Çekisë së propozimit në shtator që e bëri serbofili i vet deklaruar Milos Zeman, presidenti çek. Ai atëherë gjatë vizitës në Beograd kishte shprehur simpati për serbët dhe gjatë propozimit të tij për tërheqje të njohjeve i kishte ofenduar udhëheqësit kosovarë duke i quajtur kriminelë lufte.
Në takimin e Këshillit të Lartë të Republikë Çeke që koordinon politikën e jashtme në fillim të tetorit kishte refuzuar kërkesën e tij duke vlerësuar se nuk ka pasur ndryshime në situatën politike që të arsyetohet ky veprim nga Çekia.
Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babic, kishte thënë “se jemi pajtuar që kërkesa për tërheqjen e njohjes nuk është me vend, pasi rrethanat nuk kanë ndryshuar aspak për të shtyrë Çekinë të ndryshoj qëndrimin e dhjetë viteve të fundit”.
Në Çeki nisma e presidentit Zeman, tani e marrë përsipër nga komunistët, vlerësohet gjerësisht si një gjest tjetër provokues të të parit të vendit për të ju bërë qefin serbëve dhe atë pa asnjë bazë reale.
Sipas vlerësimit të opozitës çek, posaçërisht asaj në vitin 1999, e cila ishte kundër bombardimit të Jugosllavisë, bëhet fjalë për një ndjenjë faji të presidentit Zeman, që atëkohë si kryeministër i Çekisë i kishte dhënë miratimit e çekëve që Serbia të bombardohej për shkak të Kosovës e duke e ditur që në NATO vendimet merren me konsensus, ai mund ta kishte shfrytëzuar veton për minuar atë vendim.