Përgëzime për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc i iniciuar në vitin 2011 dhe i realizuar sot!
Të zhgënjyer akoma për mos hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan, i mbyllur në pjesën e parë të viteve të 90-ta, i iniciuar për rihapje në vitin 2005 pas protestës gjithëpopullore në Preshevë me rastin e vrasjes së të riut nga fshati Rahovicë.
Sqarim:
Vendkalimi i pa hapur kufitar Miratoc-Llojan po vazhdon të jetë i tillë nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë së Serbisë, ndërsa ishte pjesë e dy fushatave të fundit mashtruese zgjedhore dhe zhurmës mediale gati të përditshme nga pushteti i neveritshëm i Komunës së Preshevës!
Ilir Sadriu
Nënkryetar i PDSH-së