Medreseja e Luginës së Preshevës ka mbajtur ekspozitë me moton ''TALENTËT E RINJ TË MEDRESESË''

Medreseja e Luginës së Preshevës ka mbajtur ekspozitë me moton ''TALENTËT E RINJ TË MEDRESESË''

Medreseja e Luginës së Preshevës në objektin e saj ka mbajtur ekspozitën e nxënësve të kësaj shkolle me moton “TALENTËT E RINJ TË MEDRESESË”.

Në këtë ekspozitë nxënësit e kësaj shkolle paraqitën punimet e tyre mjaft të bukura, ku disa kishin paraqitur piktura, shkrime arabe, e disa kishin paraqitur qytetin e Mekës e shumë punime të tjera.

Nxënësit të kësaj shkolle fetare përveç që mësojnë lëndën fetare mësojnë edhe lënd të tjera shkencore për t’i treguar të tjerëve se edhe ne kemi talent në fusha të tjera.

Nxënësit të cilët kishin paraqitur punimet e tyre në këtë eskpozitë tregonin se çfarë kanë paraqitur dhe sa kanë pasur vështirësi për të bërë punimet e tyre.

Kjo ekspozitë u mbajt në shkollën e mesme të Medresesë në Preshevë, ku nxënësit e kësaj shkolle paraqitën talentin e tyre në fushën e artit.