Albin Kurti shkruan për marrëveshjen, thotë se janë vonuar, por jo tepër shumë

Albin Kurti shkruan për marrëveshjen, thotë se janë vonuar, por jo tepër shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në Facrbook për arritjen e marrëveshjes me LDK’në. Ai thotë se me këtë parti janë marrë vesh moti, por tash kanë edhe marrëveshje për të qeverisur bashkë.

Kurti ka shkruar se është vonuar arritja e marrëveshjes, por sipas tij nuk është tepër vonë.

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë. Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se me LDK’në janë marrë vesh moti, por tash do të qeverisin bashkë.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti.