Haxhiu: Synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona

Haxhiu: Synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti do të fillojë një kapitull i ri për qytetarët dhe Kosovën.

Ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen më 6 tetor dhe për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe të bisedimeve me LDK-në.

Postimi i plotë në Facebook:

Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në shërbim të plotë të vendit e qytetarëve dhe reformave në qeverisje, ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi.

Prej nesër, fillon kapitulli i ri për qytetarët dhe vendin dhe për këtë më duhet sërish t’i falenderoj qytetarët për mbështejen e madhe më 6 tetor dhe durimin e mirëkuptimin e treguar pas 6 tetorit!

Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, vullneti e synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona.