Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se modeli i Kurtit me 15 ministri është kopjuar nga Projektligji që është hartuar nga Qeveria Haradina.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para popullit se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj.