Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti I VV’së dhe Isa Mustafa I LDK’së, në një konferencë për media. Kryetari partisë më të madhe në Luginë (PVD) dhe i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka uruar nënshkrimin e marëveshjes duke shpresuar se Lugina e Preshevës do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga qeveria e re
Ky është postimi i z.Kamberi:
Arrtija e Marrëveshjes në mes të dy subjekteve më të mëdha politike në Kosovë (LVV – LDK) përveç që kurorëzon vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhjet e vitit të kaluar, ajo siguron edhe shpresë për energji të reja të gatshme për të marrë përsipër sfidat që i presin.
Lugina e Preshevës pret që të jetë e dukshme dhe prezente në proceset që po vijnë, të vazhdojë të ketë përkrahje konkrete nga Qeveria e re e Republikës dhe të bashkërendojmë aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen.
Urime