Qytetarët në Serbi do të dalin në votime për zgjedhje lokale dhe parlamentare më 26 prill të këtij viti, njofton TV ”Prva” duke u thirrur në burimet e veta.
Nikola Selakoviq, sekretar i përgjithshëm i presidentit të shtetit ia ka vërtetuar këtij mediumi këtë deklaratë.
Ai u shpreh se qytetarët do të vërtetojnë legjitimitetin absolut zgjedhjeve dhe se ata që merren me politikë zgjedhjet janë mundësi e mirë që të vërtetohet besimi qytetarë në ide dhe programet që ofrohen.
Në komunën e Bujanocit zgjedhjet lokale do të mbahen paralel më atë parlamentare ndërsa në Preshevë dhe Medvegjë do të votohet vetëm për ulëse në parlamenatin e Serbisë sepse në këto dy komuna janë mbajtur zgjedhje të parakohshme me mandate 4 vjeçar.
Sipas të dhënave të komisioneve komunale zgjedhore në komunën e Preshevës për zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016 kishin të drejtë vote 37474 votues ndërsa në komunën e Bujanocit 42.288 qytetarë me të drejtë vote.