z.Ragmi Mustafa uron z.Kurti si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës

z.Ragmi Mustafa uron z.Kurti si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës

I dashuri Kryeministër : Kurti,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.
Republika e Kosovës është edhe shteti Ynë.
Jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoj dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.
Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore.
Ne jemi takuar dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.

Duke ju uruar zgjedhjen Tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës,në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë, gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve përpara.

Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus, i nderuar Kryeministër, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!

Me respekt,
Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së