Ardita Sinani (PVD) – Formimi i Qeverisë në Kosovë, dëshmi shtetndërtimi e shtetforcimi

Ardita Sinani (PVD) – Formimi i Qeverisë në Kosovë, dëshmi shtetndërtimi e shtetforcimi

Republika e Kosovës sot dëshmoi se është shembull e model për rajonin e më gjerë.

Sot, dëshmoi që ka arritur pikën kulminante të shtetndërtimit dhe se është e gatshme për shtetforcim.

Çdo arritje shtetërore e Republikës së Kosovës, reflekton shpresë dhe pozitivitet në Luginë të Preshevës.

Pa dyshim se për një proces të tillë demokratik, kontributin kryesor e dhanë të gjitha subjektet politike pa dallim, të cilat dëshmuan që janë të gatshme të pranojnë me maturi vullnetin e votuesve, por edhe vendimet e subjekteve politike të cilat kishin barrën e marrjes së përgjegjësive.

Jam e bindur se qeveria e sapo formuar në Republikën e Kosovë do të ketë forcë të ballafaqohet me problemet e rënda ekonomike dhe do të arrijë e konsoliduar të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Çështjen e shqiptarëve të Luginës ta vendos në prioritet dhe të jetë pjesë e dialogut, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të pozitës së shqiptarëve në Serbi. Të respektohet vullneti i popullatës shqiptare i shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Urime Kryeministër z. Albin Kurti!
Urime e nderuar znj. Vjosa Osmani!
Urime Kosovë!
Fat e mbarësi!

Kryetarja e degës së PVD-së, Preshevë
Ardita Sinani