Që nga dita e sotme edhe zyrtarisht Glauk Konjufca është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
E pas marrjes së kësaj detyrë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka uruar Konjufcën.
Ai thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Konjufcën ku edhe është shprehur gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë.
Cakaj po ashtu ka falënderuar edhe ish-ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Postimi i plotë i Cakajt pa ndërhyrje:
Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar Ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë !
Në të njejtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen. Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese. Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona.
Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t’i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto
Koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.