Homoseksuali Buttigieg prin në garën e Partisë Demokratike për president të ShBA-së

Homoseksuali Buttigieg prin në garën e Partisë Demokratike për president të ShBA-së

Politikani Pete Buttigieg, i cili është deklaruar haptazi si homoseksual, është duke prirë në garën brenda Partisë Demokratike në Iowa për t’u nominuar kundërkandidat i presidentit Trump në zgjedhjet e këtij viti.

Pas numërimit të 71 për qind të votave, dega e Partisë Demokratike në shtetin e Iowa-s njoftoi se kandidati Buttigieg i ka marrë 26.8 për qind të votave, ndërsa pas tij është Bernie Sanders me 25.2 për qind.

Megjithatë, fituesi i garës brenda partisë nuk është shpallur ende për shkak të problemeve teknike gjatë numërimit të votave, të cilat ndikuan edhe në shtyrjen e shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë brenda Partisë Demokratike për ta sfiduar kreun e tanishëm të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në zgjedhjet që mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Sipas analistëve, kandidatët favoritë për ta fituar garën janë Bernie Sanders, Joe Biden dhe Elizabeth Warren. Megjithatë, rezultatet e para në Iowa e dhanë një pasqyrë tjetër.

Nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, Buttigieg do të ishte presidenti i parë homoseksual në historinë e Shteteve të Bashkuara.