Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” ambasadorin Jim Jeffrey

Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” ambasadorin Jim Jeffrey

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, ambasadorin Jim Jeffrey.

“Kosova është një prej shteteve më besnike të ShBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinjat pa ndërhyrje:

Takim me të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, Ambasadorin Jim Jeffrey.

Kosova është një prej shteteve më besnike të ShBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të ShBA-së.

Ambasadori Jeffrey falënderoi Kosovën për rolin që kemi luajtur në sukseset e përbashkëta. Është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

 

Për angazhimin e tij prej shumë dekadash për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës, për miqësinë dhe partneritetin strategjik me institucionet tona i dhurova Ambasadorit Jeffrey medaljen e Skënderbeut.