Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se çdo kush që ulët në institucionet e Kosovës duhet ta di se i ka dërguar Lëvizja Kombëtare për Çlirim.
Ish-kryeparlamentari ka komentuar zhvendosjen e fotografisë së presidentit Thaçi nga kryetarja aktuale e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka deklaruar se inspirimi i Osmanit duhet të merret tek Adem Demaçi dhe Adem Jashari, pasi këta janë kryeinspirimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Largim nga “politika inspiruese” institucionaliste?! Politikë që e proklamojnë në çdo rast. Por, të gjithë ata që ulen në ulësen institucionaliste, duhet ta dinë se në ato institucione i ka dërguar Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe inspirimin do të duhej ta merrnin nga Adem Demaçi e Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare – Adem Jashari. Pasi këta ishin kryeinspiruesit e Lirisë e të Pavarësisë sonë”, tha Krasniqi