“Përballje titanësh”: Lewis-Latifi, orari i meçit debutues për Ilirin ne divizionin e peshave te renda

“Përballje titanësh”: Lewis-Latifi, orari i meçit debutues për Ilirin ne divizionin e peshave te renda

Ilir Latifi do të debutojë të dielën në divizionin e peshave të rënda në UFC.

Sportisti nga Kosova për herë të parë do të garoj në pesha të rënda, derisa përballë do ta ketë amerikanin Derrick Lewis.

Kjo përballje pritet të jetë spektakolare, pasi që është edhe debutimi i Latifit dhe shqiptari synon të lë gjurmë qysh në ndeshjen e parë në peshat e rënda.

Lewis është favorit në letër, mirëpo Latifi ka treguar më parë se nuk di të dorëzohet dhe njihet si një luftarak i madh.

Meçi mes Latifit dhe Lewis zhvillohet në ora 4 të mëngjesit me orën tonë lokale dhe do të mbahet në Teksas.